Hulumtimet kanë treguar se disa ushqime janë më të dobishme për organizmin e njeriut se disa tjera.
Dhe janë 6 sosh që do t’ju ndihmojnë për të forcuar trupin dhe imunitetin tuaj.
Kosi
Futja e rregullt e baktereve të mira që gjenden në kos janë të dobishme për shëndetin e zorrëve dhe të gjithë imunitetit. Një studim i Universitetit të Vjenës ka treguar se 2 dl kos në ditë rrit rezervat e vitaminës D, gjë që gjithashtu zvogëlon rrezikun e inflamacionit
Supë pule
Nuk trajton vetëm fytin e ndezur por gjithashtu siguron hidratimin e trupit dhe përmban shumë nutrient që aktivizojnë imunitetin. Efekti më i rëndësishëm i supës së pulës është nxjerrja e sekretimit nga bronket.
Kërpudhat
Kërpudhat janë të pasura me selen, vitamina B dhe antioksidantë, dhe studimet tregojnë se ato stimulojnë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që janë përgjegjës për luftimin e baktereve dhe viruseve. Ju mund t’i hani ato në sallata, me makarona, vezë, pica apo mish.
Brokoli
Kjo superperime është plot me vitamina A dhe C dhe antioksidantë.
Sardelet
Sardelet janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat janë provuar të zvogëlojnë rrezikun e inflamacionit të ndryshëm në trup duke forcuar imunitetin. Përveç sardeleve, një përzgjedhje e mirë janë edhe toni, trofta dhe salmoni, kurse në sezonin e gripit, konsumi i peshkut duhet shtuar.
Çaji
Është mirë të zgjedhni çajin e gjelbër ose të zi, i cili ka shumë polifenole dhe flavonoide dhe shkatërron radikalët e lirë. Katehinet nga çaji janë provuar se vrasin viruset dhe kanë një efekt si interferoni. Në sezonin e gripit, intensifikoni marrjen e dy gotave çaj në ditë.