Në rrjet po përflitet se Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë. Këto aludime kanë nisur nga një video e publikuar nga moderatorja.
Ajo ka ndarë në Instastory një video ku shihet duke pozuar me qenushin e saj. Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur, ku në një moment ka fokusuar dhe kamerën.
Ndjekësit kanë vënë re se përgjatë kohëve të fundit, Orinda është shfaqur e veshur me rroba të gjera. Ky është një detaj tjetër që shton aludimet se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Megjithatë çifti nuk kanë reguar ende.