Genta dhe Usta zbulojnë dhomën e binjakëve në përgatitje duke postuar kete video te bukur

Këngatarja Genta Ismajli ka kohë që e ka ndarë lajmin se po bëhet nënë për herë të parë.

Gëzimi i saj dhe i bizensmeni turk Ustës do të jetë i dyfishtë pasi që çifti do të bëhen prindër të dy binjakëve, shkruan “Kosovarja”.

Para ditësh Genta kishte organizuar “Baby shower” ku çifti zbuluan gjininë e foshnjave se do t’iu lindin një vajzë dhe një djalë.

Së fundmi dyshja kanë treguar se juanë në përgatitje të dhomës së fëmijëve të tyre.

Ka qenë Genta ajo e cila ka ndarë një Instastory ku shihen duke bërë vetë montimin e shtretërve të binjakëve.

Çifti duken shumë të lumtur dhye mezi presin ardhjen e fëmijëve në jetë sa po përpiqen që qdo gjë të jetë përfekte për ta.