Gazetarja Eriona Rusi ndodhet me pushime në Greqi teksa bën një postim lidhur me çmimet dhe shërbimin në vendin fqinj. Ajo shkruan se gjithcka është mirë dhe shpreh habinë përse nuk ndodh e njëjta gjë në vendin tonë.
“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro. (Rreth 20 mijë lekë) 3 ujë falas. Shezllonet falas. Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor. E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme. E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek. Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan Rusi. Gjatë kësaj vere ka pasur shpesh denoncime në rrjetet sociale për çmime tejet të larta në jug të vendit, çka është reflektuar deri diku edhe në numrin e ulët të pushuesve që kanë frekuentuar një pjesë të plazheve dhe restoranteve.