Një nga problemet e mëdha me të cilat po përballet bota sot janë produktet e modifikuara gjenetikisht.
Këto produkte po shtohen në masë në tregun shqiptarë. Kohët e fundit është parë se po abuzohet në një shkallë shumë të lartë me përdorimin e hormoneve apo dhe të stimuluesve të tjerë.
Ndërsa AKU hesht dhe nuk është parë ende të marrë ndonjë masë ndëshkuese, ndaj këtyre shkeljeve.
Kurse gjatë ditës së sotme gazetarja, Kodiana Haxhiaj ka shpërthyer në mallkime dhe ofendime kundrejt fermerëve dhe AKU-së.
Ajo ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale foton e një shalqiri dhe shkruan se atë fermer që ka rritur një mostër të tillë duhet ta zërë haku i fëmijës që ka në bark.
Po ashtu ajo ka shpërthyer në mallkime dhe ndaj AKU-së dhe ndaj atij të madhit që thotë se produktet e vendit janë të sigurta.
Postimi i plotë:
Shalqini i pare i ketij sezoni qe hapa kete mengjes . O fermer qe ke rritur kete monster, ty të marrte driten e syve monstra qe ke rritur! Une e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin ! O fermer te zente haku i bebes time qe ushqej akoma ne bark o monster qe me shtive ne mallkime qe ne pike te mengjesit! Me radhe i zente qe nga fermeri, agronomi , ai i Aku-se, e deri tek me i madhi qe del e me thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njolle te zeze qe e zeza ju mbulofte syte mostra! A ka kontroll ne kete vend, ne fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermeret mostra, e nga strukrurat bere palë me ta? Ai ligji qe te denohen me tre vjet burg ku eshte?’’