Një situatë që fatmirësisht nuk ka përfunduar me incident ishte ajo që i ndodhi sot gazetares Kristi Gongo gjatë transmetimit live në Top-Channel.
Gazetarja ishte duke raportuar live, një makinë i afrohet te këmbët.
Gazetarja Kristi Gongo vihet në rrezik duke raportuar para gjimnazit Ismail Qemali, nga një drejtuese mjeti e cila këmbëngulte të parkonte pranë reporteres, e cila për shkak të detyrës nuk mund të lëvizte në ato çaste.
Manovra që kërkon të kryejë zonja duket se ishte e vështirë.
Ishte ndërhyrja e kameramanit që shihte ngjarjen teksa filmonte e cila i dha fund kësaj ngjarje pa incidente.