Gazetari i mirënjohur sportiv Dëfrim Metasani ka kaluar një gjëndje të rëndë shëndetësore. Atij i ëhstë dashur të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale të polipeve në rrugët respiratore, i cili fatmirësisht përfundoi me sukses.
Operacioni ka qenë i komplikuar dhe ka zgjatur 4 orë. Dëfrimi e ka fituar edhe këtë betejë, ndërkohë që tashmë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Kujtojmë që prej vitesh, Dëfrim Methasani punon në RTSH, ndërsa është vlerësuar edhe me titullin Qytetar Nderi në qytetin e Dibrës. Ai ka një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar, prej shumë vitesh.