Një hetim rreth stufave me gaz ka gjetur nivele të larta të dy llojeve të rrezikshme të ndotjes.
Gatimi në një pllakë me gaz mund të gjenerojë nivele më të larta të ndotjes së ajrit të brendshëm se sa ato që gjenden në rrugë.
Studimi u fokusua veçanërisht në nivelet e dioksidit të azotit (NO2) dhe grimcave të imta (PM2.5) – dy nga ndotësit më të dëmshëm të ajrit. Gatimi me dyer dhe dritare te mbyllura mund te jape probleme per shendetin. Gjate gatimit me gaz nivelet e NO2 u dyfishuan më shumë.
Ndaj kur te gatuani duhet te hapni dritaret per largimin e ajrit te ndotur nga gazi.
Është interesante se nivelet e PM në tre nga pesë shtëpi u kthyen në matjet e para gatimit brenda 45 minutave kur dyert ose dritaret mbetën të hapura. Një studim i të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se vetëm një e katërta (25%) e atyre me pianura me gaz dhe një në pesë (18%) me pianura elektrike shprehën shqetësimin për ndikimin e mundshëm në shëndet.
Ndotja e grimcave të imta është një faktor i rëndësishëm në semudnjet e shkaktuara nga diabeti i tipit 2, sëmundjet pulmonare, kanceri i trakesë, bronkeve dhe mushkërive, goditjet në tru, sëmundjet ishemike të zemrës, infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe çrregullimet neonatale.
Ndaj kur gatuani me soben me gaz lerini dyert dhe dritaret e hapura qe ajri te qarkullojë. SHIKO.NEWS