G Bani ka vendosur që të largohet nga shtëpia, duke lënë përfundimisht “Big Brother Vip”.
Në nisje të spektaklit, Ledion Liço ka hyrë në shtëpi, duke i komunikuar banorit se babai i tij ndodhet në spital në Londër për kurim.
Ai do të niset menjëherë drejt Anglisë, për t’i qëndruar pranë babait të tij dhe familjes.