të ketë dëgjuar për francezë që vijnë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.
Një rast i tillë është edhe ai i Erve Luazole (Herve Loiselet), i cili fillimisht ka dëgjuar për Shqipërinë nga Radio Tirana në vitin 1987. Më pas ai ka shkuar në ambasadën shqiptare dhe ka marrë informacion për vendon tonë.
Erve është nisur i vetëm në atë kohë nga Nisa në Bari dhe nga Bari në Durrës.
Ai ka treguar:
Isha i shokuar nga dy gjëra. Së pari, nga varfëria. Pyesja veten si ka mundësi që janë kaq afër Europës dhe kaq të varfër? Tronditja e dytë kishte të bënte me një ndjesi, se e njihja këtë vend. Më dukej shumë i afërt dhe mendimi i parë ishte se unë duhet të jetoja këtu.”
Në vitin 2003 ai vendosi të shpërngulej përfundimisht nga Franca ku la prindërit dhe vëllanë, për të jetuar në Tiranë, ku punon akoma edhe sot si një “interior designer”.
Erve ka thënë:
E kam në mendje që pse jo një ditë të marr pasaportë shqiptare, por unë nuk flas mirë shqip. Flas si një 5-vjeçar. Kam mësuar me vesh, por kuptoj mirë. Unë jam një ambasador i vërtetë. Shumë shokë dhe familjarë më vizitojnë në Shqipëri dhe mbeten të habitur. O Zot, sa mirë është këtu! Ata kanë dëgjuar shumë gjëra të këqija për Shqipërinë, por kur je këtu, ti je mirë, pasi natyra është e bukur, njerëzit shumë të këndshëm, kështu që ndihen rehat dhe të sigurt. Është një vend i përkryer për të jetuar.”
Erve ka blerë një shtëpi në fshatin Qeparo por në Shqipëri të huajt nuk mund të blenë tokë.
Ai tregon se çfarë i pëlqen tek stili i shqiptarëve:
Mund të pish kafe, madje të firmosësh një kontratë në një kafene. Më pëlqen ky stil, pasi në Europë, në Francë, ne e harrojmë këtë mënyrë jetese. Atë mund ta gjejmë këtu, një jetë shumë natyrale.
Nuk më pëlqen fjala “me kismet”. Sepse “me kismet” do të thotë “ndoshta nesër”. Nuk ka “ndoshta”, ka “po” ose “jo”. Është e vështirë për një shqiptar të thotë “jo”.Nuk më pëlqen edhe zhurma. Zhurmë në rrugë, boritë e makinave… As ata që bërtasin për Jemi ketu per lavatriçe dhe soba” /Top Channel/