Trafiku rreth Parisit arriti nivele rekord vetëm disa orë para se izolimi i ri kombëtar të hynte në fuqi në të gjithë Francën.
Radhët e makinave u shtrinë për 700 km në rajonin e Ile-de-France, raportuan mediat lokale, të cilat thonë gjithashtu se shumë parizjanë po i largohen qytetit për ta kaluar karantinën në fshat.
Masat e reja të ashpra u paraqitën si një domosdoshmëri nga presidenti Emmanuel Macron, i cili e bëri të qartë se vendi rrezikon “të mbytet nga një valë e dytë e sëmundjes, e cila sipas tij do të jetë padyshim shumë më e vështirë se e para”.
Tashme pritet masa te reja ne te gjithe evropen.