Fotografi çuditet nga ministrja: Nuk zbret kurrë nga makina nëse nuk i hapin derën

TIRANË– Gjatë seancës së djeshme parlamentare, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është fotografuar duke mbërritur në Parlament. Ajo që bie në sy, sipas fotografit Agim Rama është se ministrja e re e kabinetit Rama nuk zbret nga makinë në se nuk i hapin derën.

Ai shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta

“Nje fakt me ben pershtypje… Ministrja e Shendestise, dhe jo vetem vine ne kuvend ne kemb. Por dhe kur vine me makina i hapin vete dyret dhe zbresin. Kjo ministre e re nuk zbret kurre nese nuk i hapin deren…mbase mendone se keshtu rritet prezenca,por ne fakt ndodh e kunderta….,” shkruan ai në Facebook.