Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi që dënimin ish-ministri Saimir Tahiri t’a kryejë në burgun e Fierit.
Gjykata e Apelit e dënoi atë me 3.4 vite burg dhe prej andej Saimir Tahiri u dërgua i prangosur në Burgun “313” në Tiranë.
Por DPB vendosi që ai të transferohet në burgun e Fierit i cili konsiderohet një nga burgjet më të mirë të Shqipërisë.
Në këtë burg mbizotëron arti i të pikturuarit nëpër mure, pastërtia dhe mirëmbajtja e ambjentit. Aty ka edhe një bibliotekë të madhe prej gati 770 librash.
Në këtë burg, Tahirit do t’i lejohet të ketë vetëm 4 vizita në muaj dhe orari është nga e hëna në të premte, ora 08:30 – 15:00.