Një foshnjë vetëm dy muajshe ka arritur të dalë e gjallë nga rrënojat që la pas tërmeti i tmerrshëm i të hënës.
Ajo doli duke thithur dorën e saj, një instikt që duket se e ka mbajtur gjallë derisa ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin që andej.
Historia drithëruese vjen nga Elbistan, i cili është ndër epiqendrat e tërmeteve në Kahramanmaraş.
Pas tërmetit, vazhdojnë përpjekjet dramatike të ekipeve të kërkim-shpëtimit në Kahramanmaraş.
Pas disa orë përpjekjesh, foshnja 2 muajshe Muhammed Doğan Bostan u nxor nga rrënojat dhe u dërgua në spital.
Ishte mbresëlënëse të shihej teksa foshnja Muhammed, që u shpëtua 48 orë pas tërmetit, thithte dorën e tij ndërsa po nxirrej nga rrënojat.
Kahramanmaraş'ın Elbistan ilçesinde depremden 48 saat sonra enkazdan çıkarılan 2 aylık Muhammed Doğan Bostan bebek, kontrol amaçlı hastaneye kaldırıldı https://t.co/RURDXv9eDG pic.twitter.com/cy1KTmc2R5
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) February 8, 2023
Foshnja, u dërgua në spital për kontroll.
Mësohet se më herët, nga rrënojat është nxjerrë edhe nëna e foshnjës, Ceren Bostan, e cila gjithashtu është dërguar në spital.