Per cdo prind makthi me i madh eshte sikur do e gjej pa fryme femijen, madje shpesh e ruajme ne gjume nese po merr fryme apo jo.
Pikerisht ky makth eshte nje realitet i hidhur per nenen e re 29 vjece qe humbi vajzen e saj 5 muajshe mengjesin e 9 dhjetorit papritur.
E vogla Isla u zgjua ne mengjes dhe nena e saj i dha qumesht por me pas ajo fjeti prap ne shtratin e saj e nena u shtri serish ne dhomen ngjitur.
Mirepo kur u zgjua nga gjumi nena e re tregon makthin e saj kur kuptoi se e bija nuk po zgjohej e ishte pa fryme. Edhe pse urgjenca nuk vonoi cdo gje ishte e kote pasi foshnja kishte nderruar jete krejt papritur. Kjo ne mjekesi quhet SIDS – sindroma e vdekjes se papritur tek foshnjat – e qe njihet ne bebat gjate vitit te pare te jetes.
Sipas studimeve ka dale se ne Mbreterine e Bashkuar 200 foshnja nderrojne jete nga kjo sindrome dhe ndaj shume prinder jane keshilluar nga mjeket qe te kene shume kujdes per femijet e tyre gjate vitit te pare te jetes.
Prinderit e te vogles Isla keshillojne te gjithe prinderit te monitorojne foshnjat me matesit e rrahjeve te zemres qe vendosen si byzylyk ne duart e tyre pasi cdo minute eshte kritike ne vitin e pare te jetes.
Disa keshilla nga ekspertet se si te shmangim rrezikun e kesaj sindrome fatale:
Mos pini duhan gjate shtatezanise e as te qendroni me njerez duhanpires prane.
Ne 6 muajt e pare te jetes se foshnjave duhet te flini ne nje dhome per te qene sa me afer.
Kur te shtrini bebat tuaj vendosini ne kurriz apo ne ane jo permbys.
Mos flini kurre me foshnjen ne divan apo kolltuk pasi i merrni frymen.
Ambjenti ku duhet te flere foshnja nuk duhet te jete as shume i ftohte e as shume i ngrohte.