Kjo javë është mbyllur pozitivisht për të gjitha valutat kryesore të tregut valutor kundrejt monedhës vendase pasi pothuajse të gjitha kanë regjistruar një rritje prej gati 2 pikë që nga fillimi i javës.
Kështu Dollari amerikan ka shënuar një rritje të fortë mëngjesin e sotëm duke u blerë me 110.4 lekë dhe duke u shitur me 112.1 lekë në raport me dje.
Paundi britanik gjithashtu ka pasur rritje të ndjeshme të vlerës teksa blihet këtë të premte me 146.8 lekë dhe shitet me 148.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Euro ka regjistruar rritje të rëndësishme mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë me 122.3 lekë dhe duke u shitur me 123.3 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim duke u mbyllur edhe ajo tejet pozitivisht këtë javës pasi blihet sot me 118.9 lekë dhe shitet me 120.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.