Aktori i njohur i humorit Florian Binaj, i ftuar në emisionin “Opinion” rrefeu eksperiencën e tij të pazakontë kur shkoi me pushime në Vlorë.
Ai tregoi se kishte prenotuar një dhomë shumë të bukur online, por kur kishte shkuar me familjen dhe kishte parë dhomën kishte mbetur i habitur. Dhoma nuk dukej aspak si ajo që ai kishte zgjedhur duke parë fotot…
Florian Binaj: Të tregoj një histori gazmore në Vlorë.
Shikoj një dhomë në “booking”, shumë e bukur. Shkojmë me gjithë familjen, bashkë me kolopuçët.
Shkojmë atje dhe them duhet të jemi gabuar, nuk është kjo dhoma. Jo o vëlla më tha, kjo është.
Po kjo nuk ka lidhje me foton. E
po e kemi ndryshuar çik, po ti thua se kjo është suitë…
Po pra, më tha, përveç krevatit dopio, ka dhe një divan.
Mirë i thashë, ku është banjo ta shikoj, banjo s’kemi më tha. Po ti ke ardhur për plazh, apo për të dalë jashtë në banjo?”