Detaje te reja jane zbuluar nga ngjarja ku burri vrau gruan ne Itali.
Diten e sotme ka folur i dashuri i Klodianes ne hetuesi se cfare dinte ai rreth Klodianes ne lidhje me bashkeshorti.
52-vjeçari italian ishte shprehur se kishte debatuar me Alfred Vefën pasi Klodiana “e kishte telefonuar atë në celular pikërisht kur kishte qenë përballë tij”.
Policia ka arritur te partneri i ri falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë, e cila mbrëmjen e së enjtes sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një mik në një restorant në Castelfiorentino.
Ka qenë italiani ai që u ka thënë hetuesve se: “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.