Ky eshte lajmi i dites se sotme ku nje shoku shkon ne shtepin e shokut te tij dhe pasi e gjen vajzen 12 vjecare kryren aktin e turpshem me te.
Babai i të miturës që u përdhunua nga shoku i tij ka folur pas ngjarjes së rëndë. Në një intervistë për Top Channel, babai i të miturës u shpreh se pedofilin Astrit Terolli e njihte prej vitesh dhe se nuk ka vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.
Pjesë nga intervista:
Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë r. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.
Pyetje: Si e morët vesh abuzimin?
Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.
Pyetje: Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?
E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku Astrit Terolli kishte shkuar për vizitë te familja e të miturës, me babain e të cilës ishte shokë. Në momentin që në shtëpi ka qenë vetëm e mitura ai ka hyrë dhe ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas është larguar nga banesa.
Kur prindërit e të miturës kanë shkuar në shtëpi ajo u ka treguar çdo gjë që ndodhi dhe së bashku kanë shkuar për të bërë denoncimin në polici. Pedofili 55-vjeçar tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burg.