Pas pandemisë së Covid-19, bota po përballet me një lloj tjetër hepatiti i cili ka në shënjestër fëmijët. Të paktën dymbëdhjetë vende në botë kanë raportuar praninë e këtij lloj hepatiti akut të panjohur tek fëmijët, ku sipas OBSH më herët u bë me dije se një fëmijë humbi jetën.
Shumica e rasteve të raportuara tregojnë se fëmijët nuk kishin ethe dhe viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral, si viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E, nuk janë zbuluar në asnjë nga këto raste.
Shumica e rasteve janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, 114. Sipas OBSH-së, ka pasur 13 raste në Spanjë, 12 në Izrael, nëntë në Shtetet e Bashkuara dhe një numër më i vogël rastesh të konfirmuara në Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë.
Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik që përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve
Adenovirusi është një hipotezë e mundshme, por vijojnë hetimet për të gjetur shkakun e kësaj sëmundjeje.
Adenoviruset përbëjnë një familje të madhe virusesh të cilat mund të prhapen nga personi në person, duke shkaktuar një sërë sëmundjesh, duke përfshirë ftohjen, sëmundjen e mëlçisë dhe gastroenterit.
Këto raste të hepatitit kanë ardhur pasi përhapja e adenovirusit është përshkallëzuar gjatë muajve të fundit, së bashku me viruset e tjera të zakonshme të cilat janë rritur me përfundimit e masave parandaluese të Covid-19 që mbajtën larg shumicën e mikrobeve.
Megjithëse hetimet po qarkullojnë rreth adenovirusit, se si mund të shkaktojë inflamacion të mëlçisë është ende e paqartë. Ekspertët thonë se virusi mund të jetë vetëm një faktor që çon në këto raste kur ndodh krahas diçkaje tjetër.
Zyrtarët e shëndetësisë në të gjithë botën janë duke hetuar për rritjen shqetësuese të rasteve të hepatitit tek fëmijët.
Një prej mjekëve tha se: Bllokimi më i fundit dhe pandemia ndoshta ka luajtur një rol në këtë sepse fëmijët nuk janë ekspozuar ndaj patogjenëve të zakonshëm ndaj infeksioneve të zakonshme, siç do të kishin qenë nëse të gjithë do të kishim qenë jashtë.
Lajmi i mirë është se nuk ka pasur asnjë transplant të kohëve të fundit dhe shumica e fëmijëve shërohen plotësisht, më shumë se gjysma sipas të dhënave më të fundit.
Prindërve u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë për shenjat e dyshuara të hepatitit, përfshirë verdhëzën, dhe nëse janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre të kontaktojnë mjekun e tyre.