Fjeti, darkoi dhe ktheu ca birra/ “Hajduti” habit të zotët e shtëpisë, u lë edhe bakshish

Një hajdut nga Santa Fe, Meksikë, emri i të cilit nuk dihet, i ka habitur të gjithë me veprimin e tij pasi ai hyri për të vjedhur në një shtëpi në Vereda Serena por e ka përdoror sikur të ishte e tija pasi ai u la, u ushqye, ktheu ca birra dhe fjeti gjumë në të. Sipas policisë së Albuquerque, pronarët e shtëpisë gjetën hajdutin brenda, por ata nuk u kërcënuan dhe nuk u grabitën.

Më pas ai u ka treguar të zotëve të shtëpisë se ishte në arrati nga “dikush” pasi familja e tij nuk e donte në Teksasin Lindor. Ai i la atyre 200$ si dëmshpërblim për një dritare të thyer, vlera reale e së cilës në fakt shkonte 15 dollarë. “I riu ishte jashtëzakonisht i turpëruar dhe kërkoi falje për situatën”- tha pronari emri i të cilit nuk dihet. Megjithatë ai është shpallur në kërkim.

Burimi: americanpost.news | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania