Sot rreth orës 18:00 para Klinikës së Gjinekologjisë ka ndodhur humbje jete. Dyshohet se ish-burri ka v.ra.rë gruan e tij shtatzënë.
Ngjarja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e kësaj klinike ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.
Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit te gruas para se ajo te humbte jeten.
“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëll.uar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja.
Si ndodhi rasti
Burimet e Gazetës Insajderi treguan se 35 vjeçarja që kishte qenë e shtrirë në klinik ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.
Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.
Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili me armë zjarri beri aktin.