Gëzimi zgjati 8 vjet. E quajtën “njeriu më me fat në Karditsa” të Greqisë, por kjo iu kthye në bumerang pak vite më vonë duke u shuar pikërisht me të vetmen ëndërr që realizoi nga pasuria që fitoi.
Stefanos Tsilimigas u gëzua shumë kur fitoi në moshën 32 vjeçare, me biletën e lotarisë që kishte blerë, plot 2,000,000 euro ose më shumë se 2.5 miliardë lekë.
Shuma neto që hyri në llogarinë e tij bankare ishte 1,200,000 euro, sepse pjesa tjetër ishin taksa që mban shteti grek.
Stefanos, fëmijë i aktivistëve të jetës dhe bio-mundësive nga fshati Pedino në Komunën e Palamas në Karditsa, vendosi që jeta e tij mos të ndryshonte ndjeshëm nga paratë e shumta që fitoi.
Dhe ndryshe nga të tjerët që e thonë, por nuk e bëjnë, ai e mbajti “premtimin” e tij. Sigurisht disa gjëra për t’ia të jetën pak më të lehtë, i bëri, por asnjë çmenduri që ndodh në këto raste.
I vetmi “luks” që i lejoi vetes ishte të përmbushte një ëndërr fëmijërie. Të bëjë të vetën një veturë sportive. Dhe Honda dy vendësh që parkoi para shtëpisë së tij ishte prova se ai e kishte përmbushur ëndrrën.
Nga ana tjetër ndihmoi njerëz të vobektë dhe me probleme shëndetësore. Ai madje u kujdes që të mësonte për situatën e vështirë financiare të shitësit të lotarisë dhe ta ndihmonte të shlyente borxhet e tij të konsiderueshme dhe të niste një kapitull të ri në jetë, pa ngarkesat e së kaluarës.
Ai mbeti në fshat. Megjithëse ishte milioner, shkonte në fusha dhe mbillte pambuk me babanë e tij!
E gjitha kjo zgjati tetë vjet. Ndërsa tashmë ishte 40 vjeç, një ditë po kthehej vetëm në shtëpi me makinën e ëndrrës së realizuar. Nga pas ishin me makinë dhe disa shokë të tij.
Rreth 5 km jashtë fshatit, Stefani humbi kontrollin e makinës dhe ajo përfundoi në një kanal vaditës. Për pasojë Stefani humbi jeten. Jetën ia mori e vetmja gjë luksi që bleu me pasurinë që fitoi: Një makinë sportive Honda! /noa.al