Fitoi gjyqin / Gjykata detyron burrin t’i paguajë ish-gruas 60 mijë euro për punët e shtëpisë

Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Portugalisë ka urdhëruar një burrë që të paguajë ish-gruan e tij 60,000 euro si kompensim për pastrimin dhe gatimin që ajo kishte bërë gjatë martesës së tyre tre dekadëshe. Punët e shtëpisë janë konsideruar prej kohësh detyrë e gruas, ndërsa çështjet gjyqësore në të cilat amviset kërkojnë kompensim nga ish-bashkëshortët dhe e marrin atë janë shtuar. Rasti i fundit i tillë vjen nga Portugalia.

Gruaja fillimisht i kërkoi ish-burrit të saj 240,000 euro për të gjitha punët që bëri “falas” gjatë martesës së tyre, por kërkesa e saj u rrëzua me arsyetimin se nuk kishte të drejtë për kompensim financiar. Por, ajo apeloi dhe gjykata vendosi në favor të saj këtë herë, duke i dhënë asaj një dëmshpërblim prej 60,000 euro edhe pse ish-bashkëshorti i saj e kundërshtoi vendimin e gjykatës.

Burimi: www.odditycentral.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA