📍Në Qafë Thore-Theth vazhdon puna për pastrimin e dëborës 🚧 dhe shpërndarjen e kripës pasi pritet ulje e temperaturave në këtë aks 🌨 në këtë moment temperatura shënon 1 °C❄️
🚗 Reshjet e dëborës janë me intensitet mesatar, rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme✔️
🚜Kontraktori është në terren pa ndërprerje 🦺
🌧Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin✔️duke sjellë një qetësim të situatës📈
🚧Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
🦺Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren 🚜për të mbajtur qarkullimin në normalitet 🛣
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮♂️
🌧Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin🌧
⚠️Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin🚜
🚧Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
🦺Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren 🚜për të mbajtur qarkullimin në normalitet 🛣