Fillon sërish bora në Shqipëri/ Priten temperatura nën 0, ja vendet që do zbardhen

DIBËR-Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Dibrës.

Zonat në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora, ndonëse në sasi të vogël. Reshjet vazhdojnë ende me intensitet të ulët, ndërsa gjatë natës pritet të ketë rënie të temperaturave nën zero.

Mësohet se rugët nacionale janë të kalueshme pasi sasia e borës e rënë nuk është e madhe. Aksi Qaf Bualli- Peshkopi ka prani të borës, mirëpo është i kalueshëm pasi nuk ka ngrica.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi.