Fillojnë sërish fluturimet nga Shqipëria për në Europë/ Biletat me lire se kurre me pare

Pak përpara mbylljes së kufijve ajrorë nga pandemia në mars të vitit të kaluar, çmimet e biletave nga Rinasi kishin shënuan një rënie të ndjeshme për shkak të rritjes së konkurrencës.

Drejt Italisë, apo Vjenës biletat u ulën edhe në 15-20 euro për një drejtim, nga operatorët me kosto të ulët si Wizz Air dhe Easyjet. Hyrja e tyre detyroi dhe kompanitë e tjera të ofronin bileta më të lira.

Kufizimet e pandemisë e ndryshuan tërësisht tregun ajror në gjithë botën dhe në Shqipëri. Pesha e Italisë ra dhe gradualisht u zgjeruan destinacione të reja.

Ditën e djeshme, pas 16 muaj kufizimesh, Qeveritë e Bashkimit Europian ranë dakord të shtojnë në listën ku lejohen udhëtimet jo-thelbësore tetë vende e territore, ku mes tyre është edhe Shqipëria. Vendet në mënyrë individuale mund të zgjedhin të kërkojnë një test negativ të Covid-19 ose një periudhë karantine.