Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht.
Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.
Së fundmi Fifi ndodhet në Manhattan për shkak të disa koncerteve që do të zhvilloj atje, por papritur ka bërë një lajmërim për të gjithë në Instastory. Këngëtarja na ka treguar se telefoni i saj është vjedhur nga dikush atje dhe nuk mund t’i përgjigjet dot askujt që tenton ta telefonoj ose t’i shkruaj, derisa të kthehet në Shqipëri.
Telefoni im është vjedhur midis Manhattan. Kshu që kushdo që tenton të më shkruaj ose të më thirrni, mos u lodhni. Derisa të vij në Tiranë Fifi është pa numër.