Fifi bën tatuazh dedikim per Donaldin, dhe këtë nuk e prisnim (Foto)

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, Fifi, duket se e ka përjetuar më së miri largimin nga shtëpia e Big Brother.

Ajo ka vendosur t’i përkushtohet sa më shumë vetes duke sjellë disa ndryshime në pamje.

Fillimisht Fifi ka ndryshuar modelin e flokëve, duke i zgjatur dhe duke ndryshuar ngjyrën, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është postimi i saj i fundit, ku tregon tatuazhin e ri.

Këngëtarja ka bërë tatuazh në krahun e saj fjalën ‘Filoqyl’, një shkrim të cilin Donaldi e shkroi në xham, disa ditë më parë, pas emocioneve që përjetoi kur deklaroi lidhjem me Beatrix.

Kur ka postuar tatuazhin në Instagram Story, këngëtarja i ka bërë tag edhe aktorit Donald Veshaj.

Fifi më pas vendosi ta linte shtëpinë edhe i tha Donaldit se dëshiron se ai të shkojë në finale për të.

Fifi ka qenë disi e paqëndrueshme në shoqëritë e saj brenda ‘Big Brother VIP’. Ajo fillimisht është parë shumë e afërt me Ilirin, Sabianin dhe Arjolën, por kohët e fundit qëndroi më afër Donaldit.


Këngëtarja e njohur e la shtëpinë, për shkak të problemeve emocionale, për të cilat tha se do i trajtojë.