Numri i te prekurve nga CoronaVirusi ne Shqiperi tasheme ka shkuar ne 33, ku vetem sot u konfirmuan 10 raste te reja. Nga keto raste te reja 4 jane vetem nga Fieri.
Nder keta persona ne Fier eshte nje 66 vjecar nga Patosi qe ishte kthyer nga Italia me ne te njejtin avion me 73 vjecaren nga Durresi.
Me pas ka udhetuar me tej me furgon nga Tirana ne Fier dhe nga Fieri drejt Patosit.
Gjithashtu behet e ditur se gjate ketyre diteve te qendrimit te tij ne Shqiperi burri ka festuar ditelindjen e nenes se tij dhe ka dale ne takim me shume njerez.
Si pasoje e kesaj ngjarje Bashkia e Patosit ka dhene urdher per mbylljen e restoranteve dhe lokaleve dhe u jane bere thirrje qytetareve qe te izolohen e te mos dalin.
Por edhe vete 66 vjecari eshte ndjere i semure vetem 3 dite me pare e duke shkuar fillimisht ne farmaci per medikamente e me pas, pasi nuk ishte permiresuar ne drejtorine e shendett publik iu moren mostrat. Ai rezultoi pozitiv dhe eshte nisur drejt Infektivit ne Tirane ku mesohet se gjendja e tij eshte stabilizuar.