Përbërësit:
500 g mëlçi 500 g gjizë 2 qepë 2 hudhra 1 lugë miell misri 1 spec i kuq 1 spec djegës 2 domate 250 ml ujë Vaj ulliri Kripë Piper
Përgatitja:
Presim mëlçinë në copa dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri derisa të skuqet dhe e heqim nga tigani. Po aty skuqim qepën pasi e kemi prerë imët, presim gjithashtu specin e kuq, atë djegës dhe hudhrën. Pasi skuqet qepa dhe speci, shtojmë kripë, piper dhe miellin e misrit.
Më pas shtojmë domatet e grira dhe ujin, gjizën dhe mëlçitë e skuqura, gjithashtu e aromatizojmë me hudhra të copëtuara dhe spec djegës. Të gjithë masën e vendosim në tavë dheu dhe e pjekim për 40 minuta me 180 gradë.