Prej mesnatës një pjesë e territorit të vendit tonë u pushtua nga reshjet e shiut, ndërsa moti i paqëndrueshëm pritet që të vazhdojë për gjatë gjithë ditës së sotme.
Vija bregdetare e Durrësit ka qenë ndër më të goditurat nga reshjet e shiut. “ABC” sjell pamjet nga plazhi, që sot është braktisur për shkak të reshjeve të shiut, që janë shoqëruar me stuhi dhe rrufe.
Një pritje zhgënjyese ka qenë moti sot në Durrës edhe për tre mijë pasagjerë që zbritën nga tragetet. Shqiptarë dhe të huaj që erdhën për të pushuar u shtangën nga moti i keq, por që nuk do të vazhdojë gjatë.
Ballkani po goditet nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë.