Batuta e Ermalit dy netë më parë në shtëpinë e BB VIP, se do marrë në film Borën dhe Ilirin u pasua nga një tjetër batutë e Salsanos. Aktori i tha me humor Donaldit se në këtë film ky i fundit do të vrasë Borën dhe padashje edhe Beatrix.
Këto batuta u shfaqën dhe dje në mbrëmjen gjysmëfinale dhe produksioni njoftoi se Triksa kishte vendosur të mos merrte pjesë për shkak se ishte prekur nga situata e krijuar.
Fansat e saj dhe të Donaldit, i cili u mërzit sepse priste që partnerja e tij të futej në shtëpi për ta takuar, kanë shpërthyer në ofendime e mallkime ndaj Ermalit dhe Salsanos. I pari reagoi në mëngjes përmes një video-mesazhi, ndërsa i dyti ka vendosur të publikojë mesazhet ofenduese drejtuar atij dhe familjes.