Familjarët e Mateos 8-vjecar kanë qenë ditën e sotme prezentë në qytetin e Elbasanit.
Ata po mbledhin firmat për peticioni drejtuar qeverisë së vendit ku kërkojnë drejtësi dhe ashpërsim të ligjit për Klodian Calamanin. Ata u vendosen përballë teatrit Skampa, ku edhe pse nuk ka pasur një njoftim në media, kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë ndaluar dhe kanë firmosur për dënimin maksimal. Të pyetur për firmosjen e peticionit qytetarët pohuan se ngjarja që i mori jetën Mateos së vogël i ka prekur pa masë dhe se njerëz si Çalamani nuk meriton të jetojë dhe ushqehet me taksat e tyre.
“Shtet nuk kemi ligje nuk ka. Bëhet fjalë për një fëmije 8-vjeç, nuk është normale. Ndodh në gjithë botën por jo deri ku kemi arritur ne. Duke parë që nuk ka shtet jemi të detyruar ta bëjmë vetë ligjet, varjen e ka pak. Nëse ne bashkohemi të gjithë i Shqipëri, cdo qytet do të bëjmë ligjet”, u shpreh një vajzë e re.
“Vendosa ti bashkohem kësaj kauze sepse mendoj se duhet vendosur në vend drejtësia që na mungon mes shqiptare, për të vënë drejtësinë ndaj engjëllit që humbi jetën . Ai nuk e meriton të jetojë me taksat tona apo të shijojë jetën”, u shpreh një banore.
“Vendopse ti bashkohem kësaj kauze sepse është një rast i përsëritur në Shqipëri dhe nuk dua që me taksat e mua të paguhet një vrasës i një krimi makabër. Nuk mendoj se dënimi me vdekje na kthen pas në kohë, shteti ynë për deri sa nuk arrin që të sigurojë institucione të afta por trajtimin e këtyre njerëzve atëherë duhet të jenë vetë njerëzit që vendosin”, tha qytetarja.
Ndërkohë, më herët familjarë dhe të afërm të vogëlushit ishin para dyerve të gjykatës së Fierit