Një familjar i gruas shtatzënë që humbi jeten sot nga ish-partneri ka thënë se Hamide Magashi do të sillte në jetë fëmijën ditën e nesërme.
Familjari dëshmoi se Magashi ishte lajmëruar sot nga mjekët se ditën e nesërme do të realizohej procesi i lindjes.
Ai ka thënë se gruaja kishte qëndruar e martuar rreth 3-4 muaj me Sokol Halilin dhe se policia ishte në dijeni të situatës.
“Ka qenë e martume në Godanc, nja 3-4 muaj e martuar. Ka pasë mosmarrëveshje me burrë e me familje, diçka s’janë ra razi edhe mes policisë, mes socialit, u nda. Ka nejtë n’shpi të vetën deri tash kur i ka ardhë koha për lindje. Tash ka ardhë koha me lindë. Ka qenë e martuar, 3-4 muaj ka nejtë të burri. Policia krejt e ka ditë rastin, se nëpërmjet policisë u nda kjo çikë”, ka thënë ai.
Sipas tij, ditëve të fundit, ajo nuk kishte treguar nëse ka pasur grindje nga bashkëshorti i saj me të cilin ishin në proces divorci. /Express/