Luizi është banori më i komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP.Publiku është afeksionuar shumë me lojën e këngëtarit, duke e kthyer në personazhin e momentit.
Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku shihet se një poster për të është shfaqur edhe në stadiumin “San Siro”, në Milano, Itali.
Gjithçka ka ndodhur gjatë derbit të djeshëm mes Interit dhe Milanit, ku duket se tifozët shqiptarë, përveç skuadrës së tyre kishin zgjedhur të mbështesnin dhe Luizin.
Nderkohe Armaldo është ndjerë i ofenduar mbrëmjen e kaluar, pas batutave të ndryshme që Luizi bënte me të. Ata debatuan ashpër në orët e vona të mbrëmjes, duke lënë pjesën tjetër të banorëve pa gjumë.
#LuizEjlli #bbvipal poster present at San Siro 😂😂🤦♂️ pic.twitter.com/Y5WcH5EEih
— noel 🇦🇱 (@noelfut) February 6, 2023
Armaldo i tha Luizit se ai ka përfituar nga konfidencat e tepërta që i ka dhënë, për këtë arsye i kërkoi atij të mos i flasë fare me gojë.
Maestro shtoi se Luizi ka përfituar nga ai, vetëm për shkak të respektit që ka për Kiarën. Sipas Luizit, kjo nuk ka lidhje fare.