Per shkak te koronavirusit tashme ata qe duan te vizitojne europen duhet te shikojne rregullat e reja sepse tashme do te behet shume e veshtire vizita ne vendet europiane.
Franca ka këshilluar vendet e Bashkimit Europian që të mbajnë kufijtë mbyllur të paktën deri në fillim të tetorit dhe ky vit nuk do te kete levizje turistesh.
Vetë Franca duket se do ruajë kufirin në mënyrë strikte deri në tetor.
Presidenti Emmanuel Macron ka bërë thirrje që kufijtë e jashtëm të Europës të jenë të mbyllur të paktën deri në shtator sepse nuk i dihet se si do shkoje gjendja po nuk u gjet vaksina e koronavirusit bota do te jete e mbyllur.
Kurse Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, tha se njerëzit nuk duhet të bëjnë plane për pushimet verore sivjet.
“Ju këshilloj që të prisni. Askush nuk mund të bëjë parashikime në këtë pikë ku jemi. Duhet të mësojmë të jetojmë me virusin për shumë muaj, ndoshta deri vitin tjetër,” tha ajo për gazetën BILD.