Pa maska dhe pa ruajtur distancën, mijëra njerëz të të gjitha moshave u mblodhën në zemër të Berlinit të shtunën kundër masave të fundit anti-covid të implementuara nga qeveria gjermane.
Masat janë forcuar edhe në Holandë, Francë dhe Angli. Përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm në vende publike që prej të mërkurës në Amsterdam dhe Roterdam.
Franca ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19 dhe duke nisur nga një Gushti çdo udhëtar që vjen nga vendet jashtë Bashkimit Europian do t’i nënshtrohet testit Covid. Sakaq maska është bërë e detyrueshme nga veriu në jug.
Shifrat konsideron si risk i lartë ndaj dhe kazinotë, ndeshjet e futbollit, patinazhi, koncertet e mbyllura dhe dasmat nuk do të lejohen deri më 15 Gusht.