Fëmijët që kanë lindur të pasur shpesh priren të shfaqin jetesën e tyre luksoze në rrjetet sociale, të jenë mendjemëdhenj dhe të kenë një sjellje ndryshe me shtresat më të ulëta nga ana ekonomike.
Por ky stereotip bie poshtë kur përmendet Jennifer Gates, vajza e Bill Gates, njeriut të dytë më të pasur në botë.
Themeluesi i Microsoft ka një pasuri me vlerë 90.5 miliardë dollarë dhe kjo e bën pasanikun më të madh në botë pas Jeff Bezos, krijuesit të Amazon.
Megjithëse i ati ka një pasuri përrallore, ajo e siguron vetë jetesën e saj. I ati e ka mësuar se paratë fitohen vetë dhe jo në kurriz të të tjerëve.
Nëse i hedhim një sy profilit të saj në Instagram ,ajo shfaqet si një vajzë e thjeshtë që bën jetesë normale. Jennifer i frekuenton shumë pak festat dhe i merr para të atit vetëm nëse ka ndonjë gjë të domosdoshme për të blerë.
Njerëzit që e njohin thonë se ajo është një vajzë shumë e thjeshtë dhe e edukuar mirë.