Berlini dhe Parisi propozojnë një paketë masash fiskale afatshkurtra për të luftuar efektet e pandemisë së Covid-19.
Agjencia gjermane ‘dpa’ bene me dije se Berlini dhe Parisi propozojnë një paketë masash fiskale afatshkurtra për të luftuar efektet e pandemisë së Covid-19.
E para Banka Evropiane e Investimeve duhet të krijojë një fond garancie për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në likuiditet me kredi deri në 50 miliardë euro dhe kjo mund te sjell nje lirim te ekonomise.
Ndërkohë shteteve anëtare mund t’u kërkohet të financojnë fondin e garancisë për pjesën që tejkalon buxhetin e Bashkimit Europian.
Në fund, shtetet anëtare duhet të pajtohen me një instrument të propozuar nga Komisioni Europian, me vlerë 100 miliardë euro, të destinuar për kompanitë që duhet të paguajnë pagat e punonjësve të cilët në të kundërt rrezikonin të pushoheshin nga puna.
Shpresojme te behet me mire.