Është 33 vjec por nga fiziku duket 10 vjet më i ri. Sepse Kristiano Ronaldo stërvitet 5 ditë në javë në palestër me pesha të rënda dhe ushtrime kardio.
Prej disa kohësh, portugezi po ndjek këshillat e kampiones amerikane Samanta Clayton. Në regjimin e tij janë edhe seancat e pilates dhe shumë not në pishinë. Ronaldo gjithashtu i kushton mjaft rëndësi ushqimit dhe kjo duket nga postimet që ai përcjellë edhe në faqet e tij në Intagram dhe Facebook.
Ronaldo në menynë e tij përfshin kryesisht sallata, pulë dhe ujë.
Ai ha gjashtë vakte të vogla në ditë në një distancë kohore tre deri në katër orë për të mbajtur metabolizmin aktiv.
Në mëngjes ai konsumon sallatë, vezë ose tost me proshute, djathë, mollë dhe ananas. Në drekë sallatë me pule kur duhen karbohidrate dhe ndonjë racion makarona.
Për darkë, pulë, sallatë, rizoto, fasule ose peshk. Ai konsumon vetëm ujë dhe për të është e ndaluar alkoli dhe ushqimet e pasura me sheqer. Ai gjithashtu pushon pesë herë në ditë, një mënyrë kjo për të zgjatur sa më shumë jetën.