Epidemiologu shqiptar Ilir Aliahmeti ka folur rreth efektit te koronavirusit ne det dhe gjate pushimeve ne plazh
Gazetari e pyet: A do shkojmë në plazh këtë verë?
Ilir Aliahmeti: Ky virus nuk mbijeton dot lehtë në ambjentet e jashtme, pra ky kërkon person. E vetmja situatë është kontakti person me person në grumbullime të mëdha që do të thotë në 50 veta e lart sidomos në ambjente të mbyllura.
Në plazh distancat janë të mëdha, temperaturat janë të larta, lagështia është e lartë, kripa është një antibakterial dhe antiviral i natyrshëm.
Gazetari: Po diskutohej se merrej edhe përmes ujit.
Ilir Aliahmeti: Nuk ka asnjë evidencë që thotë se merret përmes ujit, madje evidenca që ne kemi është që në 2% tretësirë kripë, virusi zhduket për një minutë. Adriatiku jugor është 3,8-3,9 % kripë ndërkohë që Joni është 3,7-3,8 % që do të thotë në 30.6 sekonda vritet koronavirusi në Adriatikun jugor dhe 32.3 sekonda në Jon. Nëse futet një njeri i infektuar në det nuk infekton të tjerët. Kjo ishte vetëm kripa, nuk thamë gjë për tempëraturën, rrymat dhe jodin.
Virusi qëndron mirë në 4 gradë celcius, kush nga ju shkon të lahet në një det me këtë temperaturë? Temperatura e Adriatikut dje ishte 18.9 gradë celcius, e Jonit 19 gradë celsius. Në 24 gradë virusi pothuajse zhduket menjëherë. Kjo është ajo çfarë thotë fizika dhe kimia.
Arjola Shehu: Pra ju nëse do e kishit në dorë do e lejonit që plazhet të hapen dhe të zhvillohet normalisht pjesa e turizmit?
Ilir Aliahmeti: Patjetër, e vetmja gjë duhet mos lejimi i grupimeve sidomos në ambjente të mbyllura.
Mos harroni distancimin social dhe te kujdeseni per jeten tuaj lani duart dhe mbani masken.