Eni Koçi publikon foto te vajzes Adea. Shikoni se sa eshte rritur. Foto

Këngëtarja e njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pak javë më parë u bënë prindër të një vajze, të cilin e pagëzuan emrin Adea. Në prag të fund vitit këngëtarja ka zgjedhur të zbulojë portretin e saj bijës, teksa ka uruar të gjithë ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram.

“Gezuar nga unë Genci dhe Adea”, ka shkruar këngëtarja, duke e shoqëruar postimin me dy fotografi shumë të bukura të realizuara për festat. Në një prej tyre shihet portreti i plotë familjar dhe te tjera është vogëlushja e vogël Adea. Fotografia familjare shënon kartolinën e parë të çiftit të njohur me vajzën e tyre.

Eni dhe Genci prej vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie, dhe ardhja në jetë e vajzës e ka bërë padyshim më të fortë lidhjen e tyre. “Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️


Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, shkroi këngëtarja kur vogëlushja e saj erdhi në jetë.