Eneda Tarifa largohet nga “Portokallia”, reagon publikisht

Eneda Tarifa nuk do jetë më pjesë e spektaklit “Portokalli”, edhe pse u rikthye pak muaj më parë.

Lajmin e ka bërë publik vetë këngëtarja përmes një statusi në rrjetet sociale.

Thotë se shkak janë bërë projektet që do sjellë së shpejti.

Reagimi i plotë:

“Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe në një fare mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale.

Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më “shitur” dhe pa më “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik për këtë vend.

Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Love you all. /k.k/noa.al/