Këngëtari Endri Prifti rreth një muaj më parë bëri një deklarim zyrtar për marrjen me pahir të shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.Ky lajm nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të keq ndaj Priftit. Ndërkohë, këngëtari duket se ua lënë në dorë institucioneve.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Endri zbuloi se aktualisht është në proces gjyqësor dhe ka paralajmëruar se kush cënon ta vjedhë atë, do të përfundojë në qeli.“Unë s’di të gënjej. Unë di të them të vërtetën. Kush tenton të më vjedhë mua, do të përfundojë në qeli.
Ekziston Reforma në Drejtësi. Jam akoma në proces gjyqësor”, tha këngëtari. Ai bashkë me të vëllain këngëtar, Stefi, dinë gjithmonë të fitojnë vëmendje në publik. Nuk harrojmë debatin për Festivalin e RTSH.“Kur vjen puna për çmimin e parë, të gjithë e duan dhe e kërkojnë.
Ne kemi pasur dy raste që ishim me të mirët për të fituar çmimin e parë, një me këngën “Ti se meriton” dhe këngën e Endrit e cila u zgjodh si balada më e mirë.Juria për këngën “Ti se meriton” ishte për çmim të parë, por festivali ka një pronar dhe ai thotë çmimin e parë do e ndajë unë, ndërsa për të tjerat i keni ju në dorë. Këto gjëra artistët nuk i thonë se ne jetojmë një botë të vogël dhe nesër pasnesër do t’i trokasin prapë në derë”, tha Stefi.