Një nënë 27-vjeç ka lindur një djalë mjaft të rëndë sa u deshën dy njerëz për ta mbajtur, pavarësisht se ajo nuk kishte aspak oreks gjatë shtatzënisë.
Amy Smit, solli në jetë foshnjën quajtur Zagrys përmes menyres ce zarian në 25 Maj në Cheddington, Bucks të Anglisë. Foshnja peshonte rreth 6 kg dhe ishte shumë i gjatë dhe i gjerë dhe mezi e ka zënë peshorja.
“Ai ishte aq i madh sa u deshën dy njerëz për ta nxjerrë jashtë barkut tim, dëgjova njërën prej stafit mjekësor ku thoshte kam nevojë për n dihmë sepse është shumë i madh. Kur ata e ngritën sipër ekranit që unë dhe bashkëshorti im Zac ta shihnim, u habitëm.
Ne kishim blerë rroba deri në tre muaj sepse prisnim që ai të ishte i gjatë. Por asnjë prej tyre nuk i bënte dhe u detyrova ta dërgoj Zacin për të blerë rroba gjashtë deri në nëntë muaj”, shprehet Amy.