Ëmbëlsirë e thjeshtë me mollë

Përbërësit:

1 lgj gjalp

2-3 mollë (të ëmbla)

4 lgj sheqer

1 lk kanellë

4 lgj arra

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë mollët dhe i presim ato në kubikë me brinjë 1 cm. Në një tenxhere vendosim 1 lugë gjelle gjalp, mollët dhe i kaurdisim ato për 3 minuta. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë trazimin e tyre deri sa mollët të zbuten herë pas here. I vendosim kapakun, dhe i lëmë të ziejnë së bashku me sheqerin për 10 minuta. Shtojmë kanellën , e përziejmë dhe e lëmë të ftohet. Në një gotë servirje zupe vendosim 2 lugë gjelle salcë kosi. Mbi të vendosim mollët e sheqerosura, i spërkatim me arra dhe i shërbejmë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *