Përbërësit:
110 gr gjalp ambienti
200 gr sheqer
2 vezë
200 gr miell
1 lë pluhur pjekës
Vanilje
125 ml qumësht
2 lgj kakao
Përgatitja:
Në një tas vendosim gjalpin e sheqerin dhe i punojmë me rrahëse veze deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë një vezë dhe vazhdojmë rrahjen përsëri deri sa veza të përthithet nga sheqeri dhe gjalpi. Shtojmë dhe vezën tjetër dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë vaniljen , miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një brum i lidhur të cilin e lëshojmë pak me qumësht duke e trazuar mirë deri sat ë jetë një brumë jo shumë i trashë, por që bie nga luga.
Në një tas të vogël hollojmë kakaon me 2-3 lugë gjelle ujë. Ndajmë brumin në dy pjesë të barabarta, njërën prej të cilave e trazojmë me kakaon e holluar. Mbushim ¾ e kupave me brumë, 6 kupa me krem kakako dhe 6 kupa të bardha. I vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 20 minuta. I lëmë të ftohen . Gjatë kohës që piqen ëmbëlsirat rrahim pana dhe në fund i dekorojmë me ëokollatë dekorative.