Nëse merrni rregullisht paracetamol, atëherë dëgjoni ekspertët e shëndetit pasi ata kanë dhënë një paralajmërim alarmues në lidhje me disa rreziqe që mund të lidhen me marrjen e tij të tepruar.
Thuhej se pilulat e paracetamolit janë të sigurta për t’u përdorur duke ndjekur udhëzimet në paketë, por hulumtimi ka treguar se mund të ketë rreziqe nëse i merrni ato shpesh.
Një studim i vitit 2022 zbuloi se përdorimi i paracetamolit për një kohë të gjatë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru tek njerëzit me presion të lartë të gjakut. Madje, efekti në presionin e gjakut është i ngjashëm me atë të anti-inflamatorëve josteroidë (NSAIDs), si ibuprofeni, thonë studiuesit.
Profesor James Dear nga Universiteti i Edinburgut tha: “Ky studim tregon qartë se paracetamoli (ilaçi më i përdorur në botë), në dy javë trajtimi, rrit presionin e gjakut, një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemër dhe goditjet në tru”.
Ai përmendi në një njoftim universitar: “Kjo nuk ka të bëjë me përdorimin afatshkurtër të paracetamolit për dhimbje koke ose temperaturë, që është, natyrisht, mirë – por tregon një rrezik të zbuluar rishtazi për njerëzit që e marrin atë rregullisht për një afat më të gjatë, për dhimbje kronike”.
Hulumtimi zbuloi se sapo njerëzit ndaluan marrjen e paracetamolit, presioni i gjakut u kthye në nivelin e tij optimal.
Studimi ishte krijuar për të vëzhguar ndonjë efekt të vogël të paracetamolit në presionin e gjakut, por ekspertët më tej u befasuan nga ndikimi i rëndësishëm që ata zbuluan.
Prandaj kini kujdes mos konumoni paracetamol pa kriter dhe për një kohë të gjatë! Konsultohuni me mjekun gjithmonë para përdorimit. shiko.news