Punojnë ditë e natë të shpëtojnë jetë njerëzish, por rrezikojnë edhe vetë.
Një video tronditëse që qarkullon në internet tregon shpëtimtarët turq duke u bllokuar nën rënoja teksa përpiqen të nxjerrin njerëzit e zënë poshtë nga tërmeti vdekjeprurës 7.8 Rihter në qytetin e Hatay.
Sipas Sabah-it turk, shpëtimtarët kanë mbetur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb sipër tyre, por me ndihmën e kolegëve të tyre u liruan pak kohë më vonë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vihet re se më shumë se 25 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Ndërkohë, ushtria austriake ka pezulluar operacionet e shpëtimit në Turqi për shkak të “situatës gjithnjë e më të rrezikshme të sigurisë”. Rreth 80 shpëtimtarë nga forcat e armatosura austriake kanë qenë në Antakya, Turqi që nga 7 shkurti dhe kanë nxjerrë tashmë 9 persona nga rrënojat.